I dënuari për krime lufte dhe ish gjenerali i ushtrisë serbe, Ratko Mladiq raportohet se ka vdekur ditën e sotme në burgun ku po vuante dënimin, shkruan portali boshnjak Dnevni Avaz.
Ky informacion u dha përmes rrjetit social Twitter nga Ministrja e Jashtme e Bosnjës, Bisera Turkoviq, transmeton Reporteri.net.
Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, e shpalli fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, nën akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Ratko Mladiçi u akuzua për vrasjen e mbi 8 mijë djemve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara. /Reporteri.net
https://twitter.com/BTurkovicBH/status/1227211890536984576
