Banorët dhe kalimtarët e rastit në lagjen Fasanenhof në Stuttgart, në mbrëmjen e së mërkurës, panë diçka të tmerrshme.
Ata u tronditën kur një 28-vjeçari sirian, vrau një shtetas gjerman. Sipas dëshmitarëve, i riu sirian, ka përdorur shpatën për të vrarë 36-vjeçarin gjerman.
“Ai dëshironte të hyjë në veturën e tij, por vrasësi e nxori atë nga vetuar”, tha një dëshmitare, që e kishte njoftuar menjëherë policinë.
“Rasti ndodhi pas një mosmarrëveshje. Ndërsa pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me biçikletë”, tha policia.
Më vonë policia e ka arrestuar një person të dyshuar për këtë vrasje të rëndë dhe tani ai është duke u marrë në pyetje.