Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se bisedimet që po zhvillohen aktualisht me Bashkimin Evropian mund të ndryshojnë në mënyrë themelore situatën në vend.

Në një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Zelensky theksoi rëndësinë e presionit nga të gjithë partnerët mbi Rusinë për të arritur paqen.

Ai falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që nga fillimi i pushtimit rus dhe kujtoi vendimin e Këshillit Evropian për të miratuar miliarda euro ndihmë financiare për Ukrainën për dy vitet e ardhshme.

Reklamë

“E vlerësojmë shumë faktin që Bashkimi Evropian po e mbështet Ukrainën në këtë moment diplomatik, në shumë aspekte vendimtar. Negociatat që po zhvillohen mund të ndryshojnë në mënyrë themelore situatën, dhe është thelbësore të sigurohet presioni i duhur mbi Rusinë për