×
  • Lajme
  • Lajme

    Breshër i madh në këtë komunë të Kosovës

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 16:59

    Atmosfera mbi vendin tonë gjatë kësaj jave është destabilizuar duke sjellë rrebeshe lokale të fuqishme shiu.


    Reshje shiu kishte në tërë territorin e vendit tonë pothuajse gjatë tërë ditës së djeshme. Dita e sotme filloi e qetë dhe me intervale kohore me diell, mirëpo në orët e pasdites u rikthyen reshjet e shiut të shoqëruara edhe me vetëtima e bubullimë.

    Në disa komuna të Kosovës ka rënë edhe breshër i madh, si në rrethinë të Skenderajt por reshje të dobëta breshëri kishte para pak çastesh edhe në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    Reshjet lokale do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të ardhshme, kurse gjatë orëve të natës priten reshje shiu në tërë territorin e Kosovës. /Reporteri.net

    Fotografia e Meteo Ballkan

    Fotografia e Meteo Ballkan

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!