Çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës kanë pësuar ndryshime sot, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), çmimi maksimal i naftës (dizelit) sot është 1.78 euro për litër, nga 1.79 euro sa ishte dje.

Ndërkohë, benzina sot mund të shitet deri në 1.54 euro për litër, nga 1.53 euro sa ishte , dje më 25 gusht.

Reklamë

Edhe çmimi maksimal i gazit ka shënuar rritje, nga 0.62 euro në 0.63 euro për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot në orën 10:00.