×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Sekretarja e PDK-së

    Çitaku i përgjigjet Vuçiqit: Nuk ju frikëson Marshi për Liri, ju frikëson verdikti në Hagë

    Reporteri
    03 Shtator 2026 | 21:28

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me “Marshin për Liri”.

    Çitaku ka thënë se Vuçiqit, Serbisë dhe atyre që ajo i cilëson si “armiq të Kosovës”, nuk u frikësohen marshimeve, por verdiktit të Gjykatës Speciale në Hagë.

    “Ty, Serbinë e armiqtë e Kosovës nuk ju frikëson marshi. Ju frikëson verdikti në Hagë”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka deklaruar se Serbia përballet me faktin se Kosova, sipas saj, është një popull që ka arritur ta mposhtë atë politikisht dhe ushtarakisht.

    “Juve ju frikëson e ju tmerron fakti i pamohueshëm se një popull i vogël, të cilin jo vetëm që jeni përpjekur ta shfarosni, por edhe e keni përbuzur politikisht e kulturalisht, ju ka mundur”, ka shkruar ajo.

    Çitaku ka theksuar se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i lirë, ndërsa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka cilësuar si luftë për liri dhe mbijetesë.

    “Kosova është shtet. E pavarur. Sovrane. E lirë”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka thënë se historia e luftës së Kosovës nuk mund të zhbëhet “as me propagandë, as me viktimizim, as me frikë nga marshet”.

    “Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Luftë për liri e mbijetesë. NATO ka ndërhyrë për të na dalë në ndihmë dhe për t’i dhënë fund një katastrofe humanitare”, ka deklaruar Çitaku.

    Në fund, ajo ka përmbyllur reagimin me mesazhin: “Kosova është e lirë. Move on.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!