×
  • Lajme
  • Lajme

    Demaliaj për ikjet nga Kosova: Po martohen, po marrin naj djalë a çikë të mirë

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 19:32

    Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka dhënë një arsyetim sa interesant aq edhe qesharak për ikjet e qytetarëve nga vendi, shkruan Reporteri.net.


    Ai në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për këtë çështje ka mohuar të ketë ikje nga Kosova duke thënë se këto janë agjenda të Rusisë e Serbisë.

    “Njerëzit po shkojnë dhe po kthehen. Agjendat ruse dhe serbe nuk duhet të jenë kauza në Kosovë. Asnjë qytetar nuk ka ikë nga vendi ilegalisht”, ka thënë Demaliaj.

    Ikjet më pas ai i ka lidhur edhe me lidhjet martesore.

    “Ne e dimë që kemi një diasporë shumë të fuqishme. Dihet që remitancat janë gati sa gjysma e buxhetit të Kosovës. Shkojnë e vinë mes vete. Martohen e marrin naj djalë a çikë të mirë”, ka thënë Demaliaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!