×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët kërkojnë që nxënësit të mësojnë për seksin

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 8:12

    Nëntëmbëdhjetë rekomandime i kanë listuar partitë politike për parandalimin dhe dënimin e abuzimeve seksuale të të miturve.

    Njëra pre tyre parasheh që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në kuadër të kurrikulës ekzistuese për shkollat e mesme të ulëta dhe të larta, të përfshijë një lëndë zgjedhore për edukimin seksual, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Po ashtu, i kërkohet Qeverisë që me rishikimin e buxhetit për vitin 2019, të sigurojë një numër fillestar të psikologëve dhe pedagogëve nëpër shkolla.

    Hartimi i rekomandimeve ka pasuar pas debatit rreth keqpërdorimit seksual të një të miture në Drenas, i cili u zhvillua muaj më parë, gjatë një seance plenare të jashtëzakonshme.

    Tani rekomandimet pritet të hidhen në votim dhe të miratohen në seancën e radhës, në momentin që do të caktohet nga Kryesia e Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!