×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së e quan propagandë ikjen e të rinjve nga Kosova

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 12:25

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi në seancën e sotme ka thënë se gjendja në vend pas luftës ka ndikuar që të rinjtë e Kosovës ta braktisin vendin. Sipas tij statistikat për ikjen e të rinjve janë propagandë.


    “Në vitin 2015 nga Kosova kanë ikur 67545 banorë, në vitin 2016 kanë ikur 90410 banor, në vitin 2017 kanë ikur 5455 banorë, në vitin 2018 kanë ikur 3515 banorë. Shihet një rënie e daljes së qytetarëve jashtë vendit. Nuk është mirë të shërbehemi me propagandë që synon migrimin, por këtu në Kuvend, duhet të jepen mendime që ndalojnë këtë dukuri, duke kritikuar Qeverinë që të përmirësoj gjendjen”, ka thënë Isufi.

    Sipas tij në Kosovë duhet të krijohen kushte që të rinjtë të mos ikin.

    “Dallimi mes të kaluarës dhe të tashmes është se atëherë kemi pasur ikje ilegale, por tani është një mënyrë tjetër e ikjes, e që bëhet përmes vizave. Shembull studentet që kanë nevojë të profesinalizohen. E mira do të ishte që të krijohen kushte në Kosovë, sepse Kosova ka nevojë për ta. Por duhet krijuar kushte të duhura. Qeveria duhet të stimuloj prodhuesit vendor, të mundësoj përmes bursave në arsimin e lartë që studentët të shërbejnë këtu, dhe nesër të punësohen këtu”, është shprehur ai.

    Isufi ka thënë se Kosovës po i bëhet e padrejtë lidhur me liberalizimin e vizave.

    “Nuk është mirë që në këtë Kuvend vetëm të shihet zi, sepse ne kemi edhe të punësuar jashtë vendit që me remitencat e tyre e kanë mbajtur gjallë vendin. Megjithatë kërkimi për liberalizimin e vizave është e drejt për gjithë qytetarët e Evropës, përveç Kosovës që i bëhet padrejtësi e madhe. Kjo do të mundësonte që të rinjtë tanë të dalin dhe të aftësohen në studime, dhe pastaj do të ngriheshin resurset tona e që do të ndalej kjo dukuri. Kërkoj nga deputetët të mos përdorin shprehje që si takojnë kuvendit por t’i shohin mundësit si ndalet ikja e të rinjve”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!