×
  • Lajme
  • Lajme

    Derdhen 106 milionë në “xhepin” e Qeverisë Haradinaj

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 17:35

    Qeveria e Ramush Haradinajt do të ketë në kuletë edhe më shumë se 106 milionë që nga dita e sotme.


    Kjo pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit ka vendosur që të derdh në buxhetin e shtetit milionat e “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit, shkruan Reporteri.net.

    “Në këtë takim Bordi miratoi propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 106.800.00 milion eurove”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

    Ky vendim u mor sot në një mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, të cilët shqyrtuan edhe transaksionet e Shitjes së Aseteve.

    Sidoqoftë, vlen të theksohet se Agjencia Kosovare e Privatizimit me transferimin e fundit në Buxhetin e Republikës së Kosovës, deri më tani ka transferuar në total shumën prej 326 milion euro.

    Ndryshe, Qeveria Haradinaj është kritikuar shpesh për harxhime të paarsyeshme të buxhetit të shtetit, sidomos për paratë që vendoste të jepte nga rezervat shtetërore./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!