Detaje nga plagosja në Klinë: Një person humb veshin, një tjetër gishtin

(E plotësuar) – Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.


Gazeta Express ka mësuar se të plagosurit janë nga komuna e Gjakovës. Mësohet se përleshja ka ndodhur në lokalin “Dyner Vali”.

Sipas burimeve të portalit, dyshohet se njërit person i është këputur veshi dhe një tjetrit gishti.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se janë duke mbledhur informata nga hetuesit lidhur me incidentin, duke treguar se për momentin nuk mund të japin detaje.

Kurse, dëshmitar në vendin e ngjarjes kanë treguar se nga kjo përleshje të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim te mëtutjeshëm, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet të jetë më e rëndë.


     Katër të plagosur në Klinë

(19:17) – Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në qytetin e Klinës.

Disa persona janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim, raportojnë mediat.

Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet të jetë më e rëndë.