Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites pritet lokalisht të ketë zhvillime të vranësirave, duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Reshjet kryesisht do të jenë të përqëndruara në jug dhe perëndim të vendit, sidomos rreth zonave malore.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe në zonat ku ka zhvillime, në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C. /MeteoKosova/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




