×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vëllezërit Demaku, njëri ish’kryetar i Drenasit, tjetri ish’deputet, dërgohen në burg

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 22:29

    Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, janë dërguar të premtën përfundimisht në burg për vuajtje dënimi.


    Ata do të vuajnë dënim në burgun e Dubravës sipas vendimit të dhënë nga sistemi i Drejtësisë në Kosovë.

    Veç vëllëzërve Demaku këtë të shtunë, si kërkesë e panelit gjyqësor të Eulex-it, ka pasur edhe arrestime të reja.

    Të arrestuarit e sotëm janë vëllëzërit Driton, Agim dhe Selman Demaj.

    Këta të fundit kërkohet që të paraqiten në burgun e Dubravës pasi janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve, njofton Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!