Një rast i dyshuar i keqtrajtimit të një fëmije është raportuar në Klinë, ku një burrë dyshohet se ka keqtrajtuar vajzën e mitur të bashkëshortes së tij.

Rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 17:00, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë veprimet procedurale dhe se ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Reklamë

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar vajzën e mitur të bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rrethanat e rastit apo natyrën e keqtrajtimit të dyshuar.