×
  • Lajme
  • Lajme

    E kthyera në Kosovë: Nuk ishte keq në Siri

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 21:37

    Avokatja Feime Gashi-Bytyqi ka treguar për takimin që ka pasur me një kliente të saj, e kthyer nga Siria në Kosovë.


    Avokatja ka treguar për T7 se klientja e saj, nënë e 4 fëmijëve, që ka lënë burrin e saj, ka treguar se ajo nuk i është ankuar për qëndrimin në vendin e krizës.

    Duke treguar se ajo ishte një grua që kishte vështirësi edhe në shkrim e lexim, Bytyqi e ka pyetur për kohën e qëndrimit në Siri, për çka ajo nuk duket se ishte ankuar shumë.

    “Kur e pyeta për atje, më tha se nuk ishte aq keq. Fliste me rezervë, dhe nuk ishte shumë e gëzuar që ka ardhur në Kosovë”, ka treguar Feime Gashi-Bytyqi.

    Lot e mall: Gjyshi dhe gjyshja takojnë nipin e kthyer nga Siria

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!