×
  • Lajme
  • Lajme

    Jo e zakonshme, një grua në Kamenicë lind në tregun e qytetit

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 23:18

    Një lindje jo e zakonshme ka ndodhur së fundmi në qytetin e Kamenicës. Një grua ka lindur në tregun e këtij qyteti. Kështu ka bërë të ditur kreu i  i kësaj komune, Qëndron Kastrati, shkruan Reporteri.net.


    Ai ka bërë të ditur se tash nënës dhe fëmijës i janë bërë kontrollet e duhura.

    “Sot rreth orës 17:00, një qytetar na njoftoi për një lindje jo të zakonshme në tregun e qytetit. U njoftuam që nëna dhe fëmija janë në rrugë tash e ca ditë. Menjëherë u angazhuam ta gjejmë nënën dhe fëmijnë dhe me ekipin mjekësor shkuam në shtëpi, ku iu bë kontrolla. Nëna dhe fëmija janë shëndosh”, ka shkruar ai në Facebook.

    Më tej Kastrati ka thënë se jeta e rëndë e komunitetit rom në Kosovë nuk duhet të neglizhohet, ndërsa shton se komuna po angazhohet që të rifunksionalizojë repartin e gjinekologjisë.

    “Falënderoj qytetarin Fekim Dalipi që tregoi qytetari të dalluar duke lajmëruar rastin, dhe mjekun Latif Sylaj e infermieren Almaa Latifaj për përgjegjshmërinë profesionale. Jeta e rëndë që e bën komuniteti rom në vendin tonë nuk mund të neglizhohet. Të gjithë qytetarët pa dallim përkatësinë meritojnë vëmendjen tonë. Ne jemi duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet të rifunksionalizojmë repartin e gjinekologjisë”, ka shkruar Kastrati. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!