×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe fillimi i javës me shi, mësoni se kur kthehet moti me diell

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 13:08

    Rajoni ynë edhe gjatë kësaj jave mbetet kryesisht nën ndikimin e fushave të paqëndrueshme të presionit të ulët, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm e kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht orëve të pasdites.


    Sipas Prishtina Weather në aspektit termik masa më të freskëta ajrore të ardhura nga verilindja e kontinentit do të mbajnë temperaturat rreth vlerave mesatare.

    Kurse të mërkurën pritet që moti të jet më stabil me interval më të gjata dielli pasi që fusha të presionit të lartë nga Skandinavia do të zhvendosen nga Europa lindore.

    Temperaturat do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimale do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C. Do të fryj erë mesatare nga verilindja 2-8m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.

    Të hënën moti kryesisht do të jet me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu.

    Po ashtu edhe ditën e martë do të ketë vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

    Ditën e mërkurë kryesisht moti do të jet me diell, pasdite dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.

    Të enjten kryesisht me vransira. Pasdite priten reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullima.

    Të premten vransira dhe intervale me diell, e pasdite mundësi për riga lokale shiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!