×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Lista Serbe në garë për zgjedhjet në Veri

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 21:57

    Pas Lëvizjes Vetëvendosje, vjen konfirmimi se edhe Lista Serbe do të garojë për zgjedhjet në katër komunat veriore. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, shkruan Reporteri.net.


    “Së fundmi kemi pranuar edhe aplikimin e subjektit të tretë politik për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit në katër komunat. Lista Serbe ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto komuna”, ka bërë të ditur Elezi.

    Ish-kryetarët e katër komunave – Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – kishin dhënë dorëheqjeje nga detyra e tyre fundin e vitit të shkuar. Shkak u bë taksa 100% që Qeveria e Kosovës kishte vendosur ndaj produkteve serbe që hynë në Kosovë.

    Ndërkohë, tek para pak javësh presidenti i vendit Hashim Thaçi shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna veriore.

    Përveç, VV-së, parti shqiptare, në garën zgjedhore në këto komuna do të jetë edhe PDK-ja me kandidatët e saj.

    Afati për aplikim të subjekteve politike që duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje mbyllet sonte (18 prill) në orën 24:00.

    Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen më 19 maj 2019. /Reporteri.net/.

    VV-ja futet në zgjedhjet në Veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!