×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjari i punëtorit që humbi jetën nën gërmadhat e ish-hotelit në Mitrovicë, fajëson institucionet

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 19:20

    Lavdim Behrami, familjar i 27 vjeçarit Visar Behrami që humbi jetën mbrëmë derisa po punonte, ka fajësuar institucionet të cilat nuk nxjerrin ligje të duhura për punëtorët fizik.


    “Visari është njëra ndër viktimat e kushteve jonormale të trajtimit të punëtorëve dhe ligjeve që cilat krijohen nga pushtetarët”, ka thënë Lavdim Behrami, njofton Klan Kosova.

    “Apelojmë të shteti që të krijojë kushte të mirëfillta pune dhe të drejtat e punëtoreve të ngritën sipas standardeve. Shteti duhet të krijojë kushte më të mira. Visari Zoti ia ka caktuar të mos jetojë më – vdekja nuk ndalet, por kushtet duhet të krijohen”.

    E fajtor për gjendjen e keqe në sektorin e ndërtimtarisë por edhe në fushat tjera, sipas Lavdim Behramit qendër është Kuvendi i Kosovës.

    “Fajtor më i madh është Parlamenti sepse aty bëhen ligjet dhe aty burojnë rrugët e fatkeqësive”, tha ai.

    Kujtojmë se Reporteri.net mbrëmë ka qenë i pari nga mediat që ka raportuar për rastin në fjalë deri në momentin që është gjetur trupi i pajetë i të riut.

    Poashtu Reporteri ka raportuar mbrëmë se janë arrestuar punëdhënësi (kontraktuesi), punëmarrësi (pronari i kompanisë që ka kryer punën). 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!