Jetmir Alijaj nga Mushtishti i Suharekës, ka mbetur i vrarë në vend, pas të shtënave me armë zjarri. 32 vjeçari, i cili ishte edhe punëtor i kësaj kazino, është qëlluar në vendin e tij të punës.
E dorasi i dyshuar për këtë rast, është një pjesëtar i policisë së Kosovës, me inicialet, Sh.S.
Motivet e kësaj vrasje, ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse dyshohet se deri të vrasja erdhi pas një përpjekje për ta grabitur kazinon. Jozyrtarisht mësohet se viktima e ka identifikuar grabitësin, i cili më pas ka shtënë në drejtim të tij.
Kurse në familjen e Alijajt, kanë hapur të pame.
Djali i axhës së Jetmirit, Reshati, thotë se ai nuk kishte probleme me askënd.
Alijaj e përshkruan kushëririn e tij, si një djalë të sjellshëm dhe të urtë.
Ndryshe, policia ka bërë bastisjen e shtëpisë së dorasit, i cili po ashtu është arrestuar nga policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.