×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet pronari i këmbimores në Ferizaj që ju vodhën 70 mijë euro: Po mendoj ikjen nga Kosova

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 19:05

                                                                                                   Nga: Blendi Gashi


    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në mes të qytetit të Ferizajt, ku hajnat kanë thyer këmbimoren “Lisi” nga e cila kanë marrë 70 mijë euro.


    Reporteri.net ka biseduar me pronarin e kësaj këmbimoreje, Ramiz Shabanin i cili jep detaje për këtë plaçkitje që i ka ndodhur familjes së tij, konkretisht biznesit.

    Ai thotë se nuk është hera e parë që bizneset e tij janë cak i hajnave.

    “Hera e parë që ma kanë thyer këtë këmbimore por jo hera e parë që hajnat plaçkitin binzeset e mija. Kur kam punuar në këmbimoren “Xeni” para katër vitesh më është thyer katër here”, tregon Shabani.

    Ai thotë se shumën prej 70 mijë eurove i ka lënë në dyqan pasi ka qenë i bindur se e ka siguruar mjaft, por shpreh dyshimet se si u çel arka ku gjendeshin paratë pasi ka vetëm ai një çelës.

    “Arka u kanë e vjetër e unë e kam pas 1 çels. E kam pas siguru boll. Dyshimet e mija janë qysh e ka qel arkën pasi u kanë veç një çelës, por megjithatë hajant prapë i kanë metodat e veta”, thotë Shabani.

    Ai më tej shton se nga ky rast është demoralizuar tej mase dhe nuk është i sigurt nëse do e hapë prapë biznesin e tij, për çka nuk e përjashton mundësinë të largohet me krejt familjen nga Kosova.

    “Nuk e di a do ta hapi prapë lokalin. Shumë jam demoralizu, po mendoj edhe me i shit krejt me shtëpi e të gjitha çfarë kam dhe me ik nga Kosova, nuk ka përspektivë këtu. Kam marrë ineksion dhe më ka hypur tensioni, jam shtresu shumë. Me i mbajtë në shtëpi nuk guxojshim shumën e parave andaj i lash në lokal”, thotë Shabani.

    Ai nuk shpreson se policia do t’i arrestojë hajnat.

    Hiç më larg se dje e kam pagu tatimin 3 mujor shtetit për këtë këmbimoren që më është thyer dhe vjedhur dhe biznesin tjetër autosallon.

    “Kurgjë s’më kanë thanë policia. Nuk besoj se kanë me u arrest hajnat, jo veç për timen por nuk ndëgjova që i arrestuan as për ndonjë rast tjetër. Me kanë me temën me përfundu hallall, por nuk po përfundon. Ishalla hajr”, thotë Shabani. /Reporteri.net/.

    Vjedhje e rëndë në Ferizaj, një këmbimoreje i plaçkiten 70 mijë euro

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!