×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjedhje e rëndë në Ferizaj, një këmbimoreje i plaçkiten 70 mijë euro

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 18:05

    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në mes të qytetit të Ferizajt, ku hajnat kanë thyer një këmbimore nga e cila kanë 70 mijë euro, shkruan Reporteri.net.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë në Rajonin e Ferizajt, Agim gashi, i cili ka shtuar se pronari ka lajmëruar për vjedhjen në polici.

    “Sot gjatë orës 08:10 minuta pronari i një këmbimore që gjendet në qendër të Ferizajt ka bërë të ditur se iu është thyer lokali dhe ju janë vjedhur 70 mijë euro”, tha Gashi për Reporteri.net.

    Ai ka shtuar se deri më tani për këtë rast nuk është arrestuar ndonjë person, megjithatë, policia po punon që të zbardhet prapavija e rastit.

    “Menjëherë të gjitha njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes ndërkaq po punohet për të vënë në dritë rrethanat si ka ndodhur rasti. Deri më tani nuk është asnjë person i dyshuar për rastin në fjalë”, ka thënë Gashi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!