×
  • Lajme
  • Lajme

    Gënjeshtra e Donikës – burri i saj i punësuar në PTK ka biznes që nga viti 2003

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 11:35

    Naser Bujupi u punësua muaj më parë në Telekomin e Kosovës. Ai është burri i deputetes së AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.


    Kur u pyet se a ka ndikuar ajo apo partia e saj në punësimin e Naserit, përveç tjerash deputetja tha se burri i saj, jurist me profesion, tash e 20 vjet nuk ka punuar.

    “Nuk ndodhë shpesh që familjarët e politikanëve të mbesin pa punë. Dhe burri im ka qenë i pa punë për 20 vite. Dhe pse është burri im, nuk është e ndaluar ta ketë një vend pune”, kishte thënë Donika Kadaj-Bujupi në një intervistë televizive.

    Mund të jetë e vërtetë që burri i saj të mos ketë punuar në institucione publike, por megjithatë, në kohën kur Donika Kadaj Bujupi ishte zëdhënëse në KEK, e AAK ishte në qeveri ai kishte biznes privat, shkruan Reporteri.net.

    Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Naser Bujupi figuron të ketë hapur një agjenci të lajmeve ‘Kosova News’, nga data 17/04/2003. Aty shkruan se kapitali i kësaj kompanie është zero.

    Gjithsesi, kjo agjenci ka qenë aktiv për një kohë të gjatë, në veçanti deri në vitin 2008. Këtë e konfirmojnë për Reporteri.net njerëz që kanë punuar në këtë agjenci lajmesh.

    Por, deputetja e AAK-së, që jo shumë kohë më parë e kishte braktisur këtë subjekt politik për t’iu bashkuar ‘Vetëvendosjes’ – parti me të cilin e morri mandatin që ka tash në Kuvend – pas kthimit në partinë e kryeministrit Haradinaj, përvec bashkëshortit pushteti asaj ia ka rehatuar në punë edhe motrën.

    Ena Kada, së fundi është punësuar si përkthyese në Ministrinë e Mbrojtjes., që udhëhiqet nga Rrustem Berisha i AAK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!