×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë qen sulmojnë 5 vjeçarin në Ribar të Madh, nëna e tij rrëfen tmerrin gjatë shpëtimit

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 21:03

    Orges Grajqevcit 5-vjeçar, pothuajse nuk i ka mbetur vend në trup pa iu kafshuar nga gjashtë qentë që i ishin vërsulur të martën.


    Ai kishte dalë në oborrin e tij në fshatin Ribar të Madh të Lipjanit për të luajtur, kur u sulmua nga qentë, raporton KTV.

    Nëna e Orgesit tregon se kishte qenë brenda kur kishte dëgjuar britmat e djalit të saj.

    Thotë se mezi e largoi djalin nga sulmi i 6 qenve.

    Sulmi nga qentë ka ndodhur rreth orës 12 dhe menjëherë është sjellë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Aty është bërë qepja e plagëve dhe aktualisht, sipas mjekëve, nuk flitet për lëndime të rënda.

    5-vjeçari është transferuar për mjekim të mëtejshëm në Klinikën Infektive të QKUK-së.

    Ndërkaq, prindërit e tij si dhe Klinika Emergjente kanë kërkuar nga institucionet që qentë endacakë të mbahen nën kontroll, pasi rastet e kafshimit nga ta janë shpeshtuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!