×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur në mes të rrugës një person në Vitomiricë të Pejës

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 10:02

    Sot në mëngjes në fshatin Vitomiricë të Pejës është gjetur një person pa shenja jete në mes të rrugës.


    Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Rugova ka thënë se ai është gjetur i shtirë në tokë, dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

    “Sot rreth orës 06:55 policia ka marr një info se ne fsh. Vitomiricë një person është i shtrirë dhe dyshohet të jete pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër te prokurorit rasti cilësohet si hetim i vdekjes, policia është duke punuar intenzivisht për zbardhjen e rastit. Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!