×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendja e tmerrshme në kampet e ISIS, dy gra kosovare përfunduan në QKUK

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 17:52

    Pavarësisht deklaratave që gratë e kthyera nga Siria thonë se “në kampin e zonave të konfliktit nuk ishte keq”, po del të jetë e kundërta. Këtë e vërteton gjendja shëndetësore e grave ku dy nga to përfunduan në QKUK dhe vazhdojnë të trajtohen aty.


    Si pasojë e kushteve të dobëta socio-ekonomike, konkretisht niveli i ulët i higjienës, të dyja kanë pësuar infeksione të ndryshme. Këto dy gra nuk kanë dëshmuar në Gjykatë në dyshimet për pjesëmarrje në luftëra të huaja sepse gjendjen shëndetësore nuk e kanë të mirë.

    Gjendja shëndetësore e këtyre dy grave të riatdhesuara sipas avokatëve që po merren me rastin e tyre, është stabile. Ndërkohë intervistimi i tyre pritet që të bëhet ditëve në vijim, shkruan Express.

    Se këto dy gra janë në QKUK, kanë deklaruar avokatet të cilat kanë mborjtur klientët e tyre në seancën e mbajtur sot në Themeloren e Prishtinës.

    Ndërkohë sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur dita e dytë e seancave dëgjimore ku gratë e kthyera nga Siria janë deklaruar para trupit gjykues në prezencë të avokateve.

    Për 30 gra, Prokuroria e Shtetit ka kërkuar arrest shtëpiak.

    Ndërkohë sipas mbrojtjes, kufizimi i lirisë së këtyre grave do të ndikonte negativisht në risocializimin dhe kujdesin për vetën dhe fëmijët e tyre.

    Kujtojmë se shteti i Kosovës i ka kthyer të premten e javës që shkoi gratë nga Siria, për çka Reporteri.net raporti i pari nga mediat për kthimin e tyre.

    Ato dyshohet të kenë kryer veprën penale pjesëmarrje dhe organizim në grupin terrorist. /Reporteri.net/.

    ISIS i paguante xhihadistët kosovarë, e pranon gruaja që u kthye nga Siria

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!