×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj flet për vizitën në SHBA, tregon si e mori vizën

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 20:17

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për shkuarjen në Amerikë, pasi jo pak u bë bujë në media për mos dhënien e vizave ka thënë se vizën e ka marrë një javë para se të udhëtonte.


    “Jemi në komunikim me Uashingtonin. Nuk kam shkuar në Uashington por krejt dikun tjetër. I falënderoi që ma kanë lëshuar vizën. E kam pas trajtimin qysh e ka një kryetar shteti. Kam shkuar për një ngjarje me i pa qytetarët e mi. Zyra ime aplikon, zyra ka aplikuar për vizë, kam shkuar me kohë. Unë kam pas me 6 por ma kanë dhanë një javë përpara vizën, e njerëzit kujtonin se gëzohem që e marrë vizën”, ka deklaruar Haradinaj në ktv, raporton Reporteri.net.

    Ai ka deklaruar se ka investuar që të ketë marrëdhënie të mira me Amerikën.

    “Unë korri sot investimin që e kam bërë para 20 viteve për marrëdhëniet me Amerikën, jo si individ por për Kosovën. Nuk i kam mashtruar e rrejt najherë, ato që i ndjej ua them. Kosova është aleat i sinqert me Amerikën”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.
     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!