×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Nuk kam mandat të negociojë territore e as marrëveshje në Berlin

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 13:36

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionarin evropian për Zgjerim, Johaness Hahn, se me deklaratat e tyre për korrigjim të kufijve ua kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit.


    Sipas tij, nëse nuk do të flitej për këtë temë, ndoshta marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të arrihej.

    Këto komente i ka bërë kur është pyetur për deklaratën e komisionarit Hahn, se nuk e përjashton mundësinë për të biseduar për korrigjimin e kufijve nëse pajtohet pala kosovare dhe ajo serbe.

    Sa i përket asaj se a ka mundësi që të arrihet një marrëveshje këtë vit, Haradinaj tha se me këtë evropianë që flasin për territore vetëm sa po shkojnë mbrapa.

    Ndërkaq, i pyetur se nëse ofrohet ndonjë marrëveshje më 29 prill në Berlin a do ta pranonte ai si kryeministër, Haradinaj tha se ai nuk ka mandat negocimi.

    Këto komente kreu i Qeverisë i ka bërë pas homazheve me rastin e shënimit të 20- vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi të Lipjanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!