×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për takimet në SHBA ku prezent ishte edhe Çitaku: Nuk e ftova, erdhi vetë por bënte edhe pa të

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 20:29

    Një foto e publikuar ku ambasadorja Vlora Çitaku shihej në një tavolinë me kryeministrin Ramush Haradinaj gjatë vizitës së këtij të fundit në SHBA u cilësua si një ndreqje raportesh mes tyre, pasu kryeministri e quajti Çitakun “ambasadore të Thaçit”.


    Por kjo nuk del të jetë e vërtetë. Kryeministri ka bërë të ditur se nuk e ka ftuar në një nga takimet ambasadoren Çitaku por se ajo ka shkuar me dëshirë.

    “Kam vërejtjet e mia në çasjen e ambasadorës në disa tema. Nuk e ftova se bëjke edhe pa të, por ajo erdhi dhe e falënderoj. E kam kritikuar për një aspekt temash, por ka bërë punë të mire në Këshillin e Sigurimit”, ka deklaruar Haradinaj në ktv, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se e respekton derisa është në atë pozitë dhe për punën që e kryen mirëpo nuk distancohet nga epiteti që ia drejtoi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!