Kryeministri i Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj deputeti të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq.
Ai është shprehur se është i papranueshëm çfarëdo sulmi kundër mendimeve të lira dhe bindjeve politike.
Haradinaj u ka bërë thirrje organeve të hetuesisë të zbardhin rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.
“Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, ka thënë ai në një postim të tij në Facebook.
Sllobodan Petroviq është sulmuar nga ish-këshilltari i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, në një prej restauranteve në qendër të Prishtinës.
Në një konferencë të mbajtur nga Kuvendi i Kosovës, Petroviq ka shpjeguar në detaje të gjithë ngjarjen, dhe kërcënimet që ka marrë nga zyrtari i Listës Serbe Millan Kostiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.