×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Të rinjtë të mos ikin, le ta bëjmë Kosovën si Gjermania e Austria

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 11:26

    Përderisa shumë të rinjë po ikin nga Kosova, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se kosovarët duhet ta qëndrojnë dhe ta zhvillojnë vendin.


    “Ne jemi Europë, na mungon lëvizja e lirë, por edhe ajo do të vjen. Por, edhe lëvizja e lirë është mundësi me pa çka ndodh në vendin tonë dhe çka ndodh në vendet tjera, por ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu – ta zhvillojmë Kosovën brez pas brezi”, tha ai.

    Sipas tij, dëshira e tyre është që Kosova të bëhet si Gjermania dhe Austria, e jo të rinjtë të shkojnë në këto dy vende.

    “Ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu – ta zhvillojmë Kosovën”.

    “Dëshira jonë është ta bëjmë Kosovën Gjermani dhe Austri dhe jo të rinjtë tanë të shkojnë në Gjermani dhe Austri”.

    Këto komente Haradinaj i ka bërë në shënimin e 14 vjetorit të gjimnazit “Loyola”.

    Ai premtoi mbështetje për këtë shkollë dhe nxënësit e saj.

    “Për ta ditë të gjithë se sa e mirë është Loyola mund ta shihni testin e maturës që e kalojnë 100%”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!