×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Haradinaj: Thaçi duhet të rikthehet në Presidencë, Kosova ia ka borxh

    Reporteri
    09 Shtator 2026 | 22:44

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur kërkesën e tij që Hashim Thaçi të rikthehet në pozitën e presidentit të vendit, pas aktgjykimit në Hagë.

    Haradinaj ka thënë se beson se Thaçi, së bashku me Veselin, Krasniqin e Selimin do të shpallen të pafajshëm dhe do të lirohen nga akuzat.

    Deputeti i Aleancës ka thënë se do t’i bënte nder Kosovës që Thaçi të rikthehet në postin e presidentit, pasi atij i është ndërprerë mandati nga Gjykata Speciale.

    “Me Thaçin i kam pas dallimet e mia, por është në nderin e Kosovës me u rikthy në postin e presidentit, sepse ai u mor nga posti i presidentit dhe do të ishte në nderin tonë me e kthy të paktën për një ditë. Kosova e ka borxh me i thanë, prej këtu ke shku, këtu kthehu.”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

    Ai ka thënë se me një veprim të tillë, Kosova, shoqëria e institucionet do të tregonin një vetëdije të madhe kombëtare.

    Haradinaj ka shtuar se beson se shumë deputetë do ta votonin Thaçin për president të vendit.

    “Thaçi është marrë nga institucioni i Presidencës së vendit. Kthimi i tij në këtë post, do të ishte një dëshmi se ne dimë t’i bëjmë disa veprime në përputhje me interesin kombëtar.”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!