×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja

    Haxhiu shprehet e tronditur nga vrasja e një gruaje në Ferizaj

    Reporteri
    12 Prill 2024 | 17:09

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj.

    I plagosur ka mbetur vëllai i viktimës teksa i dyshuari është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës.

    Ministrja Haxhiu tha se aktualisht është në komunikim me institucionet përgjegjëse “që të kuptojmë të gjitha rrethanat dhe të ndërmarrim veprimet sipas kompetencës”.

    Ajo tha se gratë ende s’janë të sigurta dhe se të gjitha institucionet duhet të punojnë për të adresuar fenomenin e femicidit.

    “Edhe një jetë u shua sot! E tronditur nga lajmi për vrasjen e gruas në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Një krim tjetër i rëndë i cili duhet të marrë dënim maksimal”, thuhet në postimin e saj në Facebook.

    “Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi. Të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të jenë të pakompromisë në adresimin e këtyre rasteve”, thuhej më tej.

    “Jemi në komunikim me institucionet përgjegjëse që të kuptojmë të gjitha rrethanat dhe të ndërmarrim veprimet sipas kompetencës. Në këto momente të vështira jemi me familjen dhe të afërmit e të ndjerës dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”

    Krimi në Ferizaj, i plagosur mbeti një i mitur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!