×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Zhvillimet në parti

    Hoti kërkon konventë të madhe në LDK: Ta përcaktojë ekipin udhëheqës për zgjedhjet e ardhshme

    Reporteri
    08 Shtator 2026 | 12:55

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar për një ‘’konventë të madhe’’ në këtë parti, ku do arrihej ‘’një pajtim i madh’’ për ta qartësuar rrugën përpara.

    Hoti, ka shkruar se në këtë konventë duhet të mblidhen të gjitha strukturat dhe i gjithë potenciali i LDK-së: anëtarët e Kuvendit Qendror të LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Grupi Parlamentar, Kryetarët e Degëve, Kryesitë e Degëve, Anëtarët e LDK-së në Kuvendet Komunale, Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor, përcjell gazeta Express.

    ‘’ KONVENTA duhet të jetë një BASHKIM i madh dhe një moment i ri për LDK-në. Ajo duhet të përcaktojë ekipin që do ta udhëheqë LDK-në drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.’’, thuhet në postimin e Hotit.

    Postimi:

    LDK-ja ka nevojë urgjente për një KONVENTË të madhe, për një PAJTIM të madh për të qartësuar rrugën tonë përpara.

    Në këtë KONVENTË duhet të mblidhen të gjitha strukturat dhe i gjithë potenciali i LDK-së: anëtarët e Kuvendit Qendror të LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Grupi Parlamentar, Kryetarët e Degëve, Kryesitë e Degëve, Anëtarët e LDK-së në Kuvendet Komunale, Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor.

    KONVENTA duhet të jetë një BASHKIM i madh dhe një moment i ri për LDK-në. Ajo duhet të përcaktojë ekipin që do ta udhëheqë LDK-në drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

    Mbi të gjitha, KONVENTA duhet të ri-vendosë besimin e brendshëm, që është parakusht për unitet, punë ekipore dhe fitore.

    Unë angazhohem për këtë KONVENTË të PAJTIMIT të madh. Vetëm një LDK e bashkuar mund të fitojë besimin e qytetarëve.

    PAJTIM – BASHKIM – BESIM – FITORE.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!