×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Hoti për Bekim Sejdiun: Kam rezervat e mia nëse mund ta kryejë këtë detyrë të lartë shtetërore

    Reporteri
    07 Shtator 2026 | 21:57

    Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kalimin e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, në pozitën e këshilltarit në Zyrën e Presidentit.

    Hoti e ka cilësuar këtë veprim si të papërgjegjshëm, duke vlerësuar se nuk ka pasur ndonjë arsye objektive që Sejdiu të largohej nga Gjykata Kushtetuese dhe të merrte detyrën e këshilltarit në Presidencë.

    “Papërgjegjësi, sepse nuk ka pasur asnjë arsye objektive që ai të jetë larguar nga Gjykata Kushtetuese dhe të ketë shkuar këshilltar në Zyrën e Presidentit. Kjo tregon për animin e tij politik”, ka deklaruar Hoti.

    Ai ka shprehur gjithashtu rezerva lidhur me kandidaturën e Sejdiut për një detyrë të lartë shtetërore.

    “Kam rezervat e mia nëse ai mund ta kryejë këtë detyrë të lartë shtetërore”, ka thënë Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!