×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha që u largua nga BIK, tregon pse e pranon evolucionin: Kurani nuk jep detaje për krijimin e njeriut

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 21:35

    Hoxhë Drilon Gashi, që ka studiuar në Siri, thotë se e pranon teorinë e evolucionit dhe kjo tashmë është e faktuar.


    Imami i shkarkuar nga Bashkësia Islame, në emisionin Pressing të Televizionit 7, ka shpjeguar se si e sheh ai shkencën dhe fenë.

    Ai thotë se e pranon teorinë e evolucionit, pasi ajo, sipas Hoxhësm është e faktuar.

    “Teoria e evolucionit është teori i faktume nga 99 për qind e shkencëtarëve”, ka thënë Gashi.

    “Dijetarët e pranojnë teorinë e Evolucionit, e pranoj edhe unë. Ajo pranohet jo vetëm si teori po tashmë është fakt”, ka shtuar ai.

    Hoxha thotë se feja nuk është në kundërshtim me shkencën, pasi sipas tij, libri i shenjtë i myslimanëve, Kur’ani, nuk e shpjegon hollësisht krijimin e njeriut.

    “Kurani nuk jep detaje për krijimin e njëriut, flet në vija të trashë. Ecni në tokë dhe shikoni si filloi krijimi”

    “Shkenca studion ligjet natyrore, studion ato që Zoti e ka kriju”, ka shtuar hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!