×
  • Lajme
  • Lajme

    Ikja e qytetarëve nga vendi, përplasen ashpër deputeti i PDK-së me të VV-së

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 16:57

    Ikja e qytetarëve ka përplasur fort PDK-në dhe Vetëvendosjen në Kuvendin e Kosovës. E gjitha ka nisur pasi deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka deklaruar se befasohet kur dëgjon akuza nga Vetëvendosje për këtë çështje, shkruan Reporteri.net.


    Beqa tha se në Prizren është numri më i madh i ikjes së qytetarëve dhe atë komunë e udhëheq Vetëvendosja.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i vetëvendosësit Arbër Rexha i cili ka tha se kur deputeti i PDK-së, flet për VV-në duhet të jetë i pastrohet.

    “Ikjet që po ndodhin kanë të bëjnë më të gjitha komunat e Kosovës. Fajtor është kjo qeveri edhe qeveritë tjera. Po mundohen ta njollosin VV- për ikjet masive. Sa të akuzuar dhe sa të dënuar keni ju? Kur të flasësh për VV duhet ta dish se po flet për një planet tjetër”, reagoi Rexha.

    Por Beqa i PDK-së ju kundërpërgjigj duke thënë se VV nuk mund ta menaxhoj as vetën e lërë më shtetin.

    “Ju VV që vajtoni gjithmonë me qenë na se çka kishim mundur të bëjmë, e kemi shikuar shumë mirë se çfarë i keni bërë kryetarit të Prishtinës. Ju nuk e dini as se si me menaxhu vetën e lëre më shtetin”, tha Beqaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!