×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish komandant “Kobra”: 25 femra u infiltruan nga Serbia për të zbuluar oficerët e FARK-ut

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 21:44

    Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra”, gjatë betejës së Koshares ka rrëfyer detaje interesante nga lufta në Kosovë.


    Vllasi, i cili kishte edhe pozitën e operatorit të zbulimit në kuadër të FARK-ut dhe gjatë luftës së Koshares, ka thënë se kanë pasur informata se janë infiltruar 25 femra në Shqipëri që të identifikojnë figurat e larta të luftës.

    “Kemi pasur informacione se janë futur 25 femra nga Rrafshi i Dukagjinit. Ajo ka qenë informatë, ka qenë luftë speciale apo diçka tjetër nuk e di. Unë jam një prej ushtarakëve që jam marrë me zbulim në forcat e armikut në brezin kufitar dhe territorin e Kosovës”, tha ai.

    “Kobra” thotë se shërbimi sekret jugosllav i asaj kohe kishte dërguar këto femra që të identifikojnë kush janë njerëzit e shtabit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe luftëtarët.

    “Në përgjithësi shërbimet i përdorin femrat”, tha ai.

    Ai thotë se këto informacione i ka përcjellë të shefi i tij Ali Haziri që ishte edhe shef i Kundërzbulimit dhe Zbulimit në Ministrinë e Mbrojtjes [FARK].

    Ish komandant “Kobra” ka folur edhe për vrasjen e ish ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqi ku ka shprehur dyshimet e tij.

    “Nga kandi im kam dyshuar se tre faktorë janë: faktori brenda që futet të ne që ndodh, faktori kryesorë Beogradi që ka planë ta hek një njeri të madh si Ahmeti dhe faktori tjetër një pjesë e LPK-së se edhe ajo ka qenë e thyer në dy pjesë”, ka thënë “Kobra”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!