×
  • Lajme
  • Lajme

    Ja çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 8:10

    Shefja i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do të bëjë sot hapjen e aktivitetit “Mësoj një Ditë së Bashku”, që nis në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë.


    Më pas, Apostolova, bashkë më ministren e Integrimeve Dhurata Hoxha do të marrin pjesë në diskutimin “Përfitimi nga MSA”, shkruan Reporteri.net.

    Këto dhe të tjera zhvillime janë paraparë të ndodhin sot në Kosovë:

    – Shefja i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova hap serinë e Bashkimit Evropian ‘Mësoj një Ditë së bashku’ . (Gjimnazi “Xhevdet Doda”, ora 9:00)

    – Komuna e Gjilanit bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve me rastin e shënimit te 20-vjetorit të Betejës së Zhegocit. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)

    – Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

    – Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha marrin pjese në diskutim me temën “Përfitimi nga MSA” me fokus në progresin dhe sfidat e zbatimit të MSA-së. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 11:00)

    – Komuna e Gjilanit organizon Zbulimi i busteve të Nushes dhe Tefikut. Lagjja Dardania 1 në Gjilan, ora 11:00)

    – Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi. (Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, Sllovi, Lipjan, ora 11:30)

    – Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Betejës së Zhegocit dhe 50 dëshmorëve të Brigadës “Kadri Zeka”, e cila organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Përmendorja e dëshmorëve të Zhegocit, Gjilan, ora 13:00)

    – Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media në të cilën flet nënkryetari dhe deputeti Visar Ymeri. (Selia e PSD-së, në lagjen Arbëria, ora 14:00)

    – Komuna e Gjilanit organizon shfaqjen e dokumentarit për Pajazit Ahmetin. (Salla e teatrit të qytetit, ora 17:00)

    – Lëvizja Vetëvendosje mban tubim kundër Pan Hajnisë në Malishevë në të cilin merr pjesë edhe kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. (Restaurant Goni në Malishevë, ora 18:00)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!