×
  • Lajme
  • Lajme

    Jo vetëm lojërat e fatit, pezullohen edhe lojërat shpërblyese

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 22:25

    Me ligjin për Lojërat e Fatit, do të pezullohen edhe Lojërat shpërblyese të cilat organizohen nga kompani të ndryshme.


    E pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të fillojnë edhe aksionet e mëdha në vend, ku asnjë biznes i lojërave të fatit nuk do të jetë i hapur. Ligji për Lojërat e Fatit përfshin edhe lojërat shpërblyese, ato nuk mund të organizohen më nga kompanitë

    Edhe pak ditë afat i kanë mbetur presidentit të vendit, Hashim Thaçi që të dekretojë ose jo Ligjin për Lojërat e Fatit.

    E deri sa merret ky vendim, në Administratën Tatimore të Kosovës thonë se po presin ndarjen e punëve mes institucioneve përkatëse për zbatimin e këtij Ligji.

    Por, nga ky ligj nuk preken vetëm subjektet e lojërave të fatit. Asnjë kompani vendore, nuk mund të organizojë më lojë shpërblyese.

    Një nga këto kompani, për Televizionin ka pranuar se janë në pritje të një autorizimi nga ATK-ja për të organizuar një lojë të tillë me konsumatorë.

    Ligjëruesja e Marketingut në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Hykmete Bajrami, pohon ndikimin e këtyre lojërave në kompanitë tregtare ne vend.

    Por, sipas Bajramit, kompanitë vendore duhet të punojnë në aspekt më të gjerë të marketingut.

    Ligji që shfuqizon Ligjin aktual për lojërat e fatit ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Me datën 08 prill i është dërguar presidentit për dekretim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!