Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, dukei shqiptuar 18 vjet burgim denim unik.
Vendimi u bë i ditur gjatë seancës ku po shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pas një procesi gjyqësor disa vjeçar në Hagë.
Veseli është njëri nga katër ish-krerët e UÇK-së që po përballen me aktgjykimin në këtë proces gjyqësor.
Gjykatësi Charles Smith ka thënë se pas shqyrtimit të të gjitha provave Veseli është shpallur fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm dhe arbitrar kryer kundër së paku kundër 385 personave. Për krim lufte kryer kundër 49 personave, torturë kryer kundër së paku 303 personave dhe vrasje të paligjshme si krim lufte kryer kundër së pak 96 personave.
Gjykata ka shqiptuar 10 vjet burgim për arrestim dhe ndalim të paligjshëm, 3 vjet burgim për krime lufte keqtrajtimi njerëzor dhe 13 vjet burgim për krimin e luftës torturës 6 vjet burgim për vrasje të paligjshme.