Një rast kanosjeje është raportuar të dielën në Stacionin Policor në Ferizaj, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur në fshatin Pojatë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje mes fqinjëve.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personat e përfshirë dhe i kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Gjatë hetimeve, më 7 shtator, policia ka siguruar informacione se njëri prej të dyshuarve, B.A., 46-vjeçar, posedonte një armë zjarri.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e tij në Pojatë, ku ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 42 fishekë.

Gjatë verifikimit është konstatuar se leja për armën kishte skaduar në nëntor të vitit 2025.
Për këtë arsye, ndaj të dyshuarit është iniciuar edhe rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.