×
  • Lajme
  • Lajme

    Keqpërdori 10 litra derivate, gjykata i cakton paraburgimin zyrtarit nga Gjilani

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 16:37

    Një person zyrtar është arrestuar ditën e djeshme në Kllokot nën dyshimin se ka përvetësuar 10 litra derivate.


    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë)ditë të pandehurit V. B.

    Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit të Komunës së Kllokotit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar, duke shkuar në pompën e benzinës “Tina Petroll” në Kllokot, duke kërkuar që në dëftesë të evidentohet që ka marr 70 litra karburantë, e në realitet ka marr 60 litra me veturë zyrtare.

    Me këto veprime i pandehuri, kanë kryer veprën penale përvetësimi në detyrë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!