×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kërcënon” drejtori i Prishtinës: Veturat që merren në rrugë, do të mbahen deri në 5 ditë

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 19:08
    ?

    Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se do merren masa shtesë në transportin e Prishtinës. Ai ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që i lënë pa vend veturat e tyre dhe ju konfiskohen nuk do kenë mundësi t’i marrin deri në pesë ditë, shkruan Reporteri.net.


    “Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Kujtojmë se një nga problemet me të mëdha nga paslufta që nuk po gjen zgjidhje në kryeqytet është mungesa e parkingjeve, për çka qytetarët detyrohen të lënë veturat e tyre vend e pavend, për më keq shumica prej tyre i parkojnë në trotuare ku pengojnë kalimin e lirshëm të qytetarëve.

    Kujtojmë se Komuna e Prishtinës më 11 maj të vitit 2018 prezantoi projektin që ndihmon në zgjidhjen e brenda trafikut në Prishtinë – problemin e parkingjeve. Bëhet fjalë për parkingun nëntokësor tek Fakulteti Filologjik, parking ky që pritet të ketë kapacitet për paku 500 automjete.

    Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti kishe deklaruar se rruga prej Hoteit Grand deri te Katedralja do të mbyllet dhe do aty do të ketë një park të zgjeruar nga Fakulteti Filologjisë deri te Katedralja që do të quhet Parku Qendror.

    Është thënë se vlera e parashikuar për ndërtimin e këtij parkingu përmes Partneritetit Publiko-Privat është 12 milionë euro.

    Megjithatë edhe pse ka ikur gati një vit nuk dihet se kur do të fillojnë punët për ndërtimin e këtij parking, i cili sigurisht nuk zgjidh përfundimisht problemin e parkingjeve në kryeqytet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!