×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Ushtria

    Kërkesa e komandantit të FSK-së: Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5

    Reporteri
    19 Shtator 2026 | 12:21

    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka kërkuar që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut A5.

    Kërkesën ai e ka bërë gjatë konferencës së Kartës së Adriatikut, e cila këtë vit u mbajt në Zadar të Kroacisë.

    Në fjalën e tij, Jashari tha se tranzicioni i suksesshëm i FSK-së dhe gatishmëria e saj për të kontribuar në misione ndërkombëtare e bëjnë Kosovën një partner të besueshëm.

    Ai theksoi se Kosova meriton të jetë pjesë e plotë e strukturave dhe iniciativave të sigurisë euroatlantike.

    Konferenca u drejtua nga komandanti i Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM), gjenerali Alexus G. Grynkewich. Në të morën pjesë edhe shefat e mbrojtjes nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Gjatë konferencës u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë dhe nevojën për rritjen e bashkëpunimit rajonal, thuhet në njoftim, përcjell Sinjali.

    Jashari zhvilloi edhe takime me zyrtarë të lartë ushtarakë ndërkombëtarë. Ndër ta ishin komandanti i EUCOM-it, gjenerali Grynkewich, dhe zëvendëskomandanti i JFC Naples, gjenerali Peter K. Scot.

    Në këto takime u diskutua për bashkëpunimin mes forcave, koordinimin operacional dhe mbështetjen për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes.

    Jashari u takua edhe me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovas, gjeneralmajorin Stephen Osborn. Ata diskutuan për forcimin e partneritetit mes dy forcave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!