×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Veselit e quan gruan e Millosheviqit “Lady Makbeth e Ballkanit”

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 21:55

    Blerim Latifi, këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, e ka quajtur gruan e kriminelit Slobodan Millosheviq ‘Lady Makbeth të Ballkanit’, shkruan Reporteri.net.


    Latifi ka thënë se gruaja e kasapit të Ballkanit mbështeste burrin për krimet e luftës që bëheshin.

    Postimi i plotë në Facebook:

    Shekspiri dhe Mira Markoviç

    Shekspiri, në tragjedinë e tij “Makbeth”, i bën njërin nga zbërthimet më të mira ambicies së shfrenuar për pushtet. Aty gjejmë personazhin e një gruaje mizore, Lady Macbeth, e cila e mbështet në mënyrë kreative burrin e saj në krimet e luftës për pushtet.

    Mira Markoviç, gruaja e Milosheviçit, e cila paska vdekur sot, meriton të mbetet në histori si Lady Macbeth i Ballkanit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!