×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Veselit “shuplakë” këshilltarit të Haradinajt: Të shihemi në pasqyrë

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 10:27

    Këshilltari i kryeparlamentarit Veseli, Blerim Latifi, i ka kërkuar kolegut të tij që këshillon kryeministrin Haradinajn, Halil Matoshi, që të shihen në pasqyrë duke cituar poezinë e Azem Shkrelit.


    Sipas Latifit, reagimi i Matoshit rreth ikjeve të kosovarëve është konspiracion dhe kjo, sipas tij, shkakton probleeme të reja dhe nuk i zgjidh aktualet.

    “Ajo që dua të vë në pah është se alibitë e kërkuara në konspiracionet e jashtme për problemet e vetshkaktuara, na shmangin nga ndjenja e përgjegjësisë për këto probleme. Kaq mjafton që të vazhdohet në thellimin e tyre”, ka thënë Latifi.

    Siç thotë ai, duke mos dashur të mohojë ndikimin e Serbisë, nuk është mençuri që problemet të shpjegohen me ide konspiracioniste kundër kosovarëve.

    “20 vite pas çlirimit nuk është punë e mençur që problemet tona të vazhdojmë t’i shpjegojmë me idenë e konspiracioneve të mëdha kundër nesh. Kjo ide është mbetje e mentalitetit totalitar, në të cilin dështimet e brendshme gjithmonë shiheshin si veprime subverzive të armikut të jashtëm. Me këtë nuk dua të mohoj përpjekjet e Serbisë për të minuar shtetin e Kosovës, përpjekje që janë shumë reale, shumë dimensionale, të vrazhda, e të sofistikuara”, ka shtuar ai.

    Sidoqoftë, dje këshilltari i Haradinajt reagoi rreth raportimeve të mediave për fluks nëpër ambasadat e huaja, duke i quajtur këto si lajme të sponsorizuara nga Serbia dhe Rusia. Matoshit, pas këtyre fjalëve, i kanë reaguar edhe mediat por edhe ndjekësit e tij në Facebook./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!