×
  • Lajme
  • Lajme

    Kështu do të duket tuneli që bashkon Ferizajn e ndarë nga hekurudha

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 22:09

    Drejtori i Infrastrukturës  në Ferizaj, Arbër Bytyqi sot ka  përcjellë  nga afër punimet   e projektit “Bashkimi i Qytetit”. Ai më pas ka publikuar edhe fotografi që tregojnë pjesën e brendshme të tunelit që do të bashkojë qytetin. 


    Me këtë rast ai ka deklaruar se është i kënaqur me zhvillimin e punimeve  dhe dinamikën e punës që po bëhet për realizimin e këtij projekti.

    “Sot gjatë ditës kisha kënaqësin ti përcjellë nga afër punimet në projektin “Bashkimi i Qytetit”, projekt që tashmë ka marrë formën dhe si projekti i vetëm në Kosovë i natyrës së tillë po realizohet me standarde dhe parametra ndërkombëtar” ka thënë Bytyqi.

    Bytyqi  ka bërë publike edhe disa foto nga pjesa e brendshme  e nënkalimit, pjesës së  deritashme, e cila në anën e sipërme sërish është hapur për komunikacion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!