×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Merdar deri katër orë pritje për të hyrë në Kosovë

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 23:35

    Fillimi i ditëve të nxehta sjell në Kosovë edhe shumë bashkëatdhetar, por që ballafaqohen me pritje të gjata në Merdare.


    Sipas matjeve të bëra sonte në orën 22:00 nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar në MPB, në pikëkalimin kufitar të Merdares, pritjet në hyrje kanë qenë të gjata 200-240 minuta apo katër orë.

    Derisa kolonat kanë qenë të gjata 2 kilometra apo 2000 metra për të hyr në territorin e Kosovës.

    Në pikëkalimet tjera kufitare gjendja është e qetë dhe pritjet janë të gjata deri në pesë minuta, kurse kolona nuk ka.

    Kujtojmë se cdo ditë, sidomos gjatë verës kur numër i madh i mërgimtarëve vijnë për pushime në vendlindje, kolonat në pikëkalimet kufitare zgjasin deri në 10-12 orë, apo edhe më shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!