×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prizrenit shpenzon 139 mijë euro për rrënimin e ndërtimeve pa leje

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 17:07

    Komuna e Prizrenit do të rrënojë të gjitha ndërtimet dhe punimet të cilat janë pa leje.


    Komuna e cila udhëhiqet nga Mytaher Haskuka ka nënshkruar kontratë një kompani për rrënimin e ndërtimeve dhe punimeve pa leje në Prizren.

    Kështu të paktën parashihet në kontratën e nënshkruar nga kjo ministri, të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik, raporton lajmi.net.

    Për rrënimin e ndërtimeve pa leje komuna i ka dhënë kontratë 3-vjeçare kompanisë “EUROVIA”SH.P.K, të cilës do t’i paguaj hiq më pak se 139 mijë e 575 euro.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!